E tradhtoi burri, gruaja befason live: E pranoj fëmijën jashtë martese

E tradhtoi burri, gruaja befason live: E pranoj fëmijën jashtë martese

191
0
Shares

“Kur mësova tradhtinë e burrit, u trondita. Por e fala për familjen dhe dashurinë tonë. Pranoj dhe atë fëmijë që është jashtë martese”.

Kjo ka qenë deklarata befasuese e gruas së Batin Dukës, i cili tregoi sot historinë e jetës së tij në emisionin ‘Me zemër të hapur’, në ‘News24’.

Në një lidhje telefonike për emisionin gruaja e Batinit tha se e kishte falur burrin e saj për hir të familjes dhe asaj çka kishin jetuar së bashku.

Po ashtu ajo tha se për hir të dashurisë kishte pranuar edhe fëmijën e burrit të saj nga lidhja e jashtëmartesore, përcjell ‘BalkanWeb’. Madje në fund të emisionit historia u bë edhe më befasuese, pasi Batin Duka lexoi një poezi që gruaja e tij i kishte bërë Kristjanit, djalit të burrit të saj.

Si u ndjeve kur mësove se burri ju tradhtonte?

Me thënë të drejtën u trondita shumë. Ishte diçka që nuk e prisja. Por mbi të gjitha jemi njerëz që kur e do një njeri, ka dhe falje. Kështu që unë e fala. Vazhdova jetën dhe mbrojta familjen. Pranoj dhe atë fëmijë që është jashtë martese. Ai është një fëmijë, që se hedh dot poshtë. Është jetë. Pranoj për dashurinë e burrit tim.

Funksionon familja juaj si më parë?

Po po. Familja ime funksionon dhe çdo gjë është në rregull.

Si e ke kapërcyer këtë moment të vështirë? I bie jeni një grua shumë e fortë…

Mbase mund ta thuash se jam e rrallë. E kalova historinë me burrin, me fëmijët. Kishim dashuri për njeri-tjetrin. Ndoshta ia dola nga këto.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY