Vrasja e të riut shqiptar në SHBA, zbulohet motivi i krimit

Vrasja e të riut shqiptar në SHBA, zbulohet motivi i krimit

277
0
Shares

Një person është arrestuar në lidhje me vrasjen e të riut shqiptar Grei Frashëri në Nju Jork. Në pranga ka përfunduar një 35 vjeçar i quajtur Anthony Valenti, i cili dyshohet se ka qëlluar disa herë në drejtim të 23 vjeçarit shqiptar të premten e 7 shtatorit.

Mediat amerikane shkruajnë se asnjë nga të shtënat e 35 vjeçarit nuk e goditi Frashërin, por ishte bashkëpunëtori i tij, ai që e qëlloi me thikë në pjesën e qafës duke i shkaktuar vdekjen, në atë që policia beson se ishte një konfrontim për çështje që lidhen me marijuanën.

Valenti, i cili jeton në Bensonhurst, ka 10 arrestime të mëparshme, përfshirë për drogë dhe drejtim të mjetit në gjendje të dehur, tha një burim policor.

Një burim thotë se i dyshuari u arrestua gjatë orëve të mëngjesit të së hënës, më 17 shtator.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY