Takimi me ministrin gjerman, Basha: Lidhjet e politikës me krimin, pengesa për...

Takimi me ministrin gjerman, Basha: Lidhjet e politikës me krimin, pengesa për negociatat

113
0
Shares

Pjesë e takimeve të minstrit gjerman në Tiranë, ishte dhe takimi me Lulzim Bashën,kryetarin e Partisë Demokratike.

Mësohet se në takimin mes të dyve është folur për hapjen e negociatave dhe anëtarësimi i Shqipërisë në BE.

Sipas njoftimit nga zyra e shtypit të PD, Basha shprehu  shqetësimin e PD dhe të opozitës për përmasën e kapjes së shtetit nga krimi i organizuar, falë lidhjeve dhe bashkëpunimit me politikanët në pushtet.

Duke iu referuar kushteve të vendosura në Samitin e Sofjes, Basha i konsideroi lidhjet e politikës me krimin si pengesën më të madhe për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian, si dhe rrezik për stabilitetin e vendit.

Duke falenderuar ministrin gjerman për ndihmën e madhe që Gjermania i ka dhënë Shqipërisë, Basha shprehu gatishmërinë e opozitës  për të vazhduar të kontribuojë në  zbatimin e reformës në drejtësi, bazuar në parimet e respektimit të Kushtetutës, moskapjes partiake të gjyqësorit dhe arritjes së rezultateve të prekshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Kreu i opozitës rikonfirmoi qëndrimin për mosndryshimin e kufijve në Ballkan dhe falenderoi Kancelaren Merkel dhe qeverinë gjermane për pozicionimin e qartë në këtë çështje.

“Anëtarësimi i Shqipërisë në BE mbetet objektivi kryesor politik i Partisë Demokratike”– theksoi zoti Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY