Akuzohej për korrupsion, shpallet i pafajshëm ish-drejtori i burgjeve Artur Zoto

Akuzohej për korrupsion, shpallet i pafajshëm ish-drejtori i burgjeve Artur Zoto

139
0
Shares

Gjykata e Apelit për Krime të Rënda shpall të pafajshëm ish-drejtorin e përgjithshëm të burgjeve Artur Zoto.

Në maj të këtij viti, ish-drejtori i Burgjeve, Artur Zoto, u dënua nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 5 vite burg.

Artur Zoto u arrestua për skandalin e tenderit me ushqimet e të burgosurve, aferë korruptive për të cilën ka përfunduar në burg edhe ish-zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Iliaz Labi.

Ish-drejtori i Burgjeve, Artur Zoto dyshohet se është i përfshirë në korrupsionin me tenderat e ushqimeve, për të cilat u arrestua zëvendësdrejtori i burgjeve Iljaz Labi.

Përgjimet e kryera nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, kanë ngritur dyshime të forta për implikimin në aferat korruptive në tenderat e ushqimit në burgje, dhe të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve Artur Zoto.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY