Ministri gjerman i prerë gjatë takimit me Ramën: BE nuk është vetëm...

Ministri gjerman i prerë gjatë takimit me Ramën: BE nuk është vetëm fjalë, përmbushni reformat

107
0
Shares

‘BE nuk është fjalë, është punë për të përmbushur reformat’.

Kështu është shprehur ministri i jashtëm gjerman, Heiko Maas, në takimin që zhvilloi me kryeministrin Edi Rama.

Në një konferencë të përbashkët për mediat, ministri gjerman ka preferuar të jetë i hapur dhe i prerë me Shqipërinë dhe me përpjekjet për të hyrë në Bashkimin Evropian.

”Në qershor 2019 BE vendosi  mudësinë të nisë bisedimet me Shqipërinë, por per këtë duhen edhe reformat. Perspektiva europiane nuk është vetëm fjalë, nesë do të vijoni rrugën përmbushni kushtet. Rruga drejt BE do të vijojë dhe për këtë keni mbështetjen tonë të plotë.” ka thënë ministri.

Kurse kryeminstri nga ana tjetër, ka zgjedhur ta falenderojë duke mos komentuar shumë për reformat. Rama falenderoi ministrin dhe tha se Gjermania i ka kushtuar një vëmendje të veçantë anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.

Respekt dhe mirënjohje për vëmendjen e Gjermanisë. Ne jemi shumë mirënjohës kancelares për rolin e rëndësishëm në funksion të mbështetjes të një prej reformave më të mëdha siç është ajo e reformës në drejtësi. Falënderoj ministrin gjerman për vizitën dhe që ka zgjedhur që mes Maqedonisë dhe Greqisë, drekën ta kalojë në Shqipëri ”- tha Rama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY