Ministri i jashtëm gjerman takon Bashën, cili është fokusi i diskutimeve

Ministri i jashtëm gjerman takon Bashën, cili është fokusi i diskutimeve

114
0
Shares

Ministri i jashtëm gjerman Heiko Maas ndodhet në Tiranë në një takim zyrtar. Mësohet se ai ka zhvilluar një takim me kreun e PD, Lulzim Basha.

Burimet bëjnë me dije se në fokus të takimit ka qenë situata politike në Shqipëri dhe nga ana tjetër pikëpamjet e PD për daljen nga kriza politike si dhe zhvillimet në rajon.

Ministri gjerman është takuar pak më herët dhe me homologun e tij Ditmir Bushati.

Pyetur nga DW, se cili do të jetë dhe fokusi i takimeve të tij lidhur dhe me çështjen e negociatave, ministri thotë:

“Që vendet e Ballkanit Perëndimor e kanë merituar një perspektivë reale të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, kjo për mua është e qartë. Është mbresëlënëse se sa entuziastë janë njerëzit e këtij rajoni për vlerat e unionit tonë. Por në fund vendimtare do të jetë, nëse qeveritë kanë arritur të përmbushin kushtet për anëtarësim dhe kjo do të jetë e mundur vetëm nëse reformat për më shumë demokraci, shtet ligjor dhe qeverisje më të mirë do të çohen përpara në mënyrë të vendosur. Gjermania është e gatshme të vazhdojë ta mbështesë më tej Shqipërinë në këtë rrugë”, ka thënë ai.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY