E dhunuan pranë banesës, flet biznesmeni nga Tirana: Shteti të merret me...

E dhunuan pranë banesës, flet biznesmeni nga Tirana: Shteti të merret me këto banda

126
0
Shares

Biznesmeni Andrea Zoga, pronar i disa fast food-ve dhe restoranteve në Tiranë është dhunuar mesnatën e sotme. Ngjarja mësohet se është shënuar në mesnatë dhe Zoga është dërguar në spital me plagë në kokë dhe në trup.

Sipas dëshmisë së biznesmenit personat që e kanë sulmuar ishin me një makine tip ‘Golf’. Ata i kanë zënë pritë pranë banesës së tij në rrugën “Merdar Shtylla” dhe e kanë sulmuar.

Në një intervistë për mediat, ai u shpreh se motiv mund të jetë bërë një konflikt që vëllai i tij ka me disa persona të tjerë për çështje pronësie.

“Bëhet fjalë për një konflikt për pronën. Mbi këtë pronë është ndërtuar pallat dhe i vëllai ka detyrim ndaj këtyre personave. Jam kërcënuiar dhe më parë.

E kam cuar çështjen në prokurori. Zonja e mbyll këtë çështje pa e rihapur fare pasi nuk gjen prova. Sot pas një muaj pasi është mbyllur çështja, dark një bandë që të dhunon në mes të rrugës. Skam asnjë konflikt tjetër. Kam 20 vite në treg. Jam një nga sponsorat e ambasadës amerikane.

Ai deklaron se nëse nuk gjen zgjidhje për këtë çështje, do të largohet nga vendi, teksa tregon me detaje se çfarë pa në momentin që e sulmuan.

Dëgjoni më poshtë deklaratën e tij:

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY