VIDEO/PD kallëzim penal në Prokurori ndaj Veliajt: Shkeli ligjin, favorizoi kompaninë Fusha

VIDEO/PD kallëzim penal në Prokurori ndaj Veliajt: Shkeli ligjin, favorizoi kompaninë Fusha

101
0
Shares

Deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu njoftoi sot se ka dorëzuar në prokurori kallëzim penal ndaj kreut të Bashkisë Tiranë Erion  Veliaj për shkelje të barazisë në tendera dhe për shpërdorim detyre.

Sipas tij Veliaj ka favorizuar kompaninë Fusha shpk duke shkelur ligjin në mënyrë flagrante. Veliaj i ka dhënë kompanisë 2.6 milion euro, për të cilat ka pranuar të blejë pisha me cmime marramendëse të cilat janë tharë dhe janë prerë nga vetë Bashkia.

Deputeti thotë se ka paraqitur në prokurori këto prova dhe të tjera, ku tregohet se Veliaj në këto 3 vite i ka dhënë rreth 20 milion euro kompanisë Fusha, pronari i të cilave ka lidhje të ngushtë me Petrit Fusha.

”Në kundërshtim të plotë me ligjin, Veliaj i ka dhënë Fusha shpk, 2.6 milionë euro për blerjen e 400 pishave! Ligji ëprcakton garë transparente, por për këtë firmë ligji eliminohet. Një pishë 6500 euro copa”, ka deklaruar deputeti nga selia blu./K.Balliu

Klevis Balliu, deklaratë në selinë e Partisë Demokratike.

Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur Mercredi 19 septembre 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY