E vranë në banesën e tij, kush ishte ‘bariu’ nga Tropoja dhe...

E vranë në banesën e tij, kush ishte ‘bariu’ nga Tropoja dhe njohja me autorin

440
0
Shares
Viktima në foto Burimi:Fax Web

Tahir Bajraktari është personi i cili u vra pasditen e djeshme në zonën e Doberdolit në Tropojë, në banesën e tij.

Vrasësi sipas policisë është shtetasi N.L, 54 vjeç banues në Tiranë, ndërkohë që ende mbetet mister arsyeja e kësaj vrasjeje.

Fax Web shkruan se autori i vrasjes ka punuar si usta në familjen e Bajraktarit rreth dy muaj, dhe ndoshta këtu ka lindur ndonjë konflikt mes të dyve.

Njoftimi i policisë për ngjarjen:

Policia identifikon autorin e dyshuar të vrasjes së  69 vjeçarit në bjeshkën e Doberdolit Tropojë.

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur   mbasditen e datës 18.09.2018, ku u gjet i vrarë me armë zjarri shtetasi T.B, 69 vjeç, Drejtoria Vendore e Policisë Kukës, ngriti një grup të posaçëm hetimor.

Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale si dhe hetimeve intensive nga grupi hetimor, u bë e mundur  identifikimi i autorit të dyshuar shtetasi N.L, 54 vjeç banues në Tiranë.

Shtetasi  N.L dyshohet se më datë 18.09.2018,  për motive të dobëta  dyshohet se ka  vrarë me armë zjarri në banesën e tij në bjeshkën e Doberdolit, Tropojë Fshat, shtetasin T.B., 69 vjeç, banues në Tiranë.

Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar të kësaj ngjarje

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprat penale të parashikuara nga nenet 76 e 278 të Kodit Penal. 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY