Vritet bariu në Tropojë, policia jep detajet e para mbi autorin

Vritet bariu në Tropojë, policia jep detajet e para mbi autorin

268
0
Shares

Një bari u gjet i pajetë në zonën e Bjeshkëve në Tropojë. Ka qenë një banor i zonës, që ka lajmëruar Policinë për praninë e një viktime të vrarë me armë zjarri.

Dyshimet e para ishin se ai mund të ishte vetvrarë,por tashmë është zbuluar dhe konfirmuar se ka qënë një vrasje.

Policia ka arritur të identifikojë autorin e vrasjes së 69-vjecarit ne Tropojë. Autori me iniciale N.L 54 vjeçm banues në Tiranë.

Në njoftimin e  policisë thuhet:

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur   mbasditen e datës 18.09.2018, ku u gjet i vrarë me armë zjarri shtetasi T.B, 69 vjeç, Drejtoria Vendore e Policisë Kukës, ngriti një grup të posaçëm hetimor.

Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale si dhe hetimeve intensive nga grupi hetimor, u bë e mundur  identifikimi i autorit të dyshuar shtetasi N.L, 54 vjeç banues në Tiranë.

Shtetasi  N.L dyshohet se më datë 18.09.2018,  për motive të dobëta  dyshohet se ka vrarë me armë zjarri në banesën e tij në bjeshkën e Doberdolit, Tropojë Fshat, shtetasin T.B., 69 vjeç, banues në Tiranë.

Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar të kësaj ngjarje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprat penale të parashikuara nga nenet 76 e 278 të Kodit Penal

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY