Si u kërcënua sot deputeti i PD nga zyrtari që ndihmoi bandat...

Si u kërcënua sot deputeti i PD nga zyrtari që ndihmoi bandat në vrasjen e Azem Hajdarit

141
0
Shares

Këtë të martë në plazhin e Jalës IKMT ka nisur prishjen e një sërë godinash të disa qytetarëve, një ngjarje e cila ka sjellë përplasje mes kryeinspektorit Fatmir Meta e deputetit demokrat Agron Shehaj, i cili ndodhej në vendngjarje.

Shehaj e ka akuzuar si hajdut kryeinspektorin, i cili më tutje e ka kërcënuar duke i thënë që “t’ja mbajë mend mirë fytyrën”.

Ngjarja ndodhi në mesditë, ndërsa po këtë pasdite kreu i demokratëve Lulzim Basha u shpreh se kryeinspektori në fjalë dikur ka qenë drejtues i komisariatit të Tropojës dhe është përsoni i cili ka ndimuar bandat në vrasjen e Azem Hajdarit, në vitin e largët 98’. Po sipas Bashës, kërcënimi ndaj Shehajt është përgjegjësi direkte e kryeministrit. Kryedemokrati këtë moment ka kërcënuar Ramën, duke thënë se nëse një fije floku u preket deputetëve të opozitës, atëherë do të jetë Rama ai që do të “mbajë përgjegjësi me kokën e tij”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY