Nxënësit e fshatrave Blinisht e Fishtë në Lezhë nuk e kanë nisur shkollën!
Mbyllja e shkollave të fshatit i detyron ata që ta vijojnë shkollimin në Troshan.
Por prindërit nuk i kanë lejuar pasi mjeti i vënë në dispocizion nga Drejtoria e Arsimit për Transportit sipas tyre nuk i plotëson standardet!
“18 vende është furgoni, ndërsa nxënës janë 50. Ne jemi dakord por të plotësohen kushtet. Prandaj kemi vendosur që dje dhe sot mos t’i cojmë në Troshan”, tha një prind.
Veç sigurisë, shqetësim është LARGËSIA nga shkolla ku makina i lë nxënësit.
“I lenë në rrugë të madhe”, tha një tjetër prind.
Edhe në shkollen e mesme të Blinishtit mësimi ka nisur me vonese gjatë ditës martë, pasi mësuesit kanë refuzuar të udhetojnë me autobuzin e vendosur nga Drejtoria Arsimore me pretendimin se nuk i plotëson standartet.
Por këta të fundit nuk pranuan të flasin për situatën.
Drejtori i Arsimit në Lezhë Bardhok Pulaj, pranon problematikën me transportin e nxënësve të shkollave të mbyllura, ndërsa premton se zgjidhja do të jetë e shpejtë.
Bardhok Pulaj, Drejtor i Arsimit Lezhe: Kemi biseduar me prindërit për transportit dhe nesër ky problem do të jetë i zgjidhur.
Me mbylljen e klasave kolektive, Drejtoritë Arsimore morën përsipër garantimin e transportit për nxënësit që preken nga ky vendim drejt shkollave më të afërta ku do të vijonë arsimimin.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/