Teatri Kombëtar/ Lubonja: Duhet rezistencë fizike, përplasje me policinë

Teatri Kombëtar/ Lubonja: Duhet rezistencë fizike, përplasje me policinë

112
0
Shares

Analisti Fatos Lubonja thotë se për çështjen e Teatrit Kombëtar duhet reagim më i fortë. Në studion e “News24”, ai tha se mazhoranca duhet se nuk do të tërhiqet nga ideja e shembjes së Teatrit, ndaj shtoi se nëse është e nevojshme do të duhet rezistencë fizike.

Teksa ka komentuar letrën e Komisionit Europian për ligjin për Teatrin, Lubonja tha se kjo gjë tregoi se në vendin tonë “nuk funksion demokracia, por ndërkombëtarokracia”.

Lubonja u ndal edhe tek diskutimet e bëra gjatë paradites së sotme së bashku me një grup artistësh dhe përfaqësuesish të Shoqërisë Civile, në një mbledhje të organizuar për hapat që do të ndiqen për çështjen e Teatrit.

“Mbledhja e sotme ishte një thirrje e gjithë atyre që kane qenë aktorë në shembjen e teatrit, aktorë, pjesëtarë nga shoqëria civile, etj. Aty u diskutua për hapat që duhen ndërmarrë pas letrës së mbërritur nga KE. Pati edhe përfaqësues nga PD, Jorida tabaku, dhe Albana Vokshi. Gjatë mbledhjes u ngrit pyetja se çfarë duhet të bëjmë. Pati mendime të ndryshme. Unë shpreha mendimin për dy gjëra që duhen bërë. Te ne nuk funksion demokracia, por ndërkombëtarokracia. Këtu nuk vepruan të gjitha institucionet tona, por një letër nga KE e ndaloi këtë proces për teatrin.

Meqë vendoska një ndërkombëtar, që është më i fortë se ky i forti që na nëpërkëmb ne. Këta nuk duket se kanë ndërmend të ndërrojnë mendje, dhe duan ta shembin siç bënë me stadiumin. Por duhet rezistencë fizike. Duhet përballje. T’i dilet përpara fadromave, dhe çfarë do bëjnë pastaj, do të vrasin njerëz?! Kjo është fatkeqësi padyshim, por kështu është kur përballesh me regjime të tilla. Përndryshe do të vijnë gjëra të tjera më vonë. Unë reagimin nuk e shoh vetëm tek rezistenca fizike, por edhe tek ndërgjegjësimi. Këta duhet të reagojnë. Sidomos pas asaj letre që erdhi nga KE”, u shpreh Lubonja.

Më tej, Lubonja tha se do të ishte mirë që krijohej një projekt alternativ për rikonstruksionin e teatrit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY