Ligji për teatrin, mazhoranca pranon dekretin e presidentit, debate në komision mes...

Ligji për teatrin, mazhoranca pranon dekretin e presidentit, debate në komision mes deputetëve

89
0
Shares

Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese është mbledhur rreth orës 15:00 të ditës së sotme, ku në rend dite është dekreti i presidentit në lidhje me ligjin për Teatrin Kombëtar.

Ashtu siç ishte njoftuar, në këtë mbledhje janë të pranishëm dhe deputetët e opozitës.

Mësohet se në mbledhjen e sotme, mazhoranca ka pranuar dekretin e Presidentit në lidhje me ligjin që i hap rrugë prishjes së Teatrit Kombëtar dhe ngritjes së një teatri të ri.

Kemi arritur në konkluzionin e pranimit të dekretit të presidentit. Kemi rastin kur është kërkuar të rrëzohet dhe kemi rastin kur me argumente është pranuar.

Kemi ndërmarrë edhe disa diskutime me individë të ndryshëm apo disa sugjerime që kanë ardhur në vëmendjen e komisionit, psh afatet për një thirrje të hapur. Në diskutime me grupe të ndryshme kemi arritur sot në një draft propozim që do ta shqyrtojmë në komision në lidhje me ndryshimet në ligj”, ka thënë Shalsi.

Por mbledhja pas 15 minutash, u ndërprye për tu rikthyer sërish pas 10 minutash pushim. Deputetja Albana Vokshi ka kërkuar fjalën ndërsa kryetari i këtij komisioni Eduard Shalsi nuk po i jep këtë të drejtë.

Ndërkohë, mbledhja po vazhdon me debate dhe diskutime mes deputetëve, sidomos për favorizimin që ligji special i bën kompanisë Fusha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY