Mark Frroku ‘humbet’ para Gjykatës së Strasburgut: Arrestimi i tij ishte i...

Mark Frroku ‘humbet’ para Gjykatës së Strasburgut: Arrestimi i tij ishte i ligjshëm

225
0
Shares

Gjykata e Strasburgut ka hedhur poshtë pretendimin e Mark Frrokut se arrestimi i tij ishte jo i ligjshëm.

Ish-deputeti ka humbur betejën e tij ligjore në Gjykatën e Strasburgut, ku kërkonte që të cilësohej i paligjshëm arrestimi i tij. Deputeti deklaronte se ishte shkelur konventa për të drejtat e njerit me arrestimin e tij, gjë që është hedhur poshtë nga ana e Gjykatës.

Ka qenë viti 2015-të, kohë kur Frroku i është drejtuar Gjykatës, edhe pse vetë qëndronte në burg. sh-deputeti Mark Frroku u arrestua në mars të vitit 2015, fillimisht me akuzën për “kallëzim të rremë”, pasi bashkë me deputetin tjetër, Tom Doshi u akuzuan se sajuan një skenar që akuzonte Presidentin aktual të Republikës Ilir Meta, se kishte synuar të vriste Doshin, çështje e cila është ende në gjykim.

Ai u dënua në prill të vitit të kaluar nga gjykata e shkallës së parë e Tiranës me 7 vjet e 6 muaj burgim për akuzat e fshehjes së pasurisë dhe ndërtim të paligjshëm.

Ndërsa në janar të këtij viti gjykata e Apelit po në Tirane ia reduktoi dënimin në 6 vjet burg për të njëjtat akuza.

Ndërsa gjykata e Fierit së fundmi ka vendosur lirimin para kohe të Frrokut. Përveç akuzave për të cilat u shpall fajtor, Frroku u dyshua edhe për vrasjen e shtetasit shqiptar Aleksandër Kurit në vitin 1999 në Belgjikë, por këto dyshime nuk u provuan.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY