FOTO/Një partner si Taulant Xhaka, të shprehësh dashurinë mes gjesteve të vogla

FOTO/Një partner si Taulant Xhaka, të shprehësh dashurinë mes gjesteve të vogla

126
0
Shares

Gjithmonë është thënë se nuk mund të presësh raste të veçanta për të shprehur dashurinë ndaj personit të zemrës.

Ka një shembull shumë perfekt për këtë dhe bëhet fjalë për futbollistin shqiptar Taulant Xhaka. Në fillim të këtij viti, Xhaka bëri zyrtare lidhjen e tij me partneren bukuroshe, Arbnora.

Kanë pothuajse vetëm një vit që shfaqen si çift në publik, por nga dashuria e madhe që tregojnë për njëri-tjetrin duket sikur kanë vite që jetojnë historinë e tyre të dashurisë. Taulanti i kushton shumë rëndësi gjesteve të vogla për t’i treguar partneres së tij gjithë dashurinë që ndjen për të.

Në rrjete sociale Taulanti publikon shpesh fotografi të Arbnorës dhe nuk ngurron që me fjalë shumë të thjeshta të shprehë gjithë adhurimin ndaj saj. “Gruaja ime e mrekullueshme”, “Princesha ime”, “Dashuria ime”, këto janë disa nga dedikimet e zakonshme dhe të thjeshta ndaj saj.

Taulanti në këtë formë mund t’u japë të gjithëve mesazhin se nuk ka kohë për të shprehur dashurinë, thjesht tregojeni dhe shperndajeni në çdo lloj mënyre./revistawho.com

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY