Prindërit e gruas së ndjerë të Alban Hoxhës: Mjekët u dënuan si...

Prindërit e gruas së ndjerë të Alban Hoxhës: Mjekët u dënuan si për një gërvishtje makine

57
0
Shares

Babai dhe vëllai i Doriana Hakës, 25-vjeçares që humbi jetën pas lindjes së fëmijës së saj, kanë akuzuar Gjykatën pas vendimit ndaj mjekëve, të cilët u gjobitën me 400 mijë lekë për mjekim të pakujdesshëm.
Teksa e cilësojnë fyes dhe qesharak vendimin ndaj mjekëve, ata thotë se jeta e vajzës së tyre u barazua me një gërvishtje makine.
Duke folur në emisionin “Kjo javë” në “Neës 24”, babai i Dorianës, Enveri theksoi se do të vazhdojë të kërkojë drejtësi për vajzën e tij.
“Ne si familje këtë vendim e përjetuam sikur më vranë prapë vajzën. U befasova nga ai vendim, është skandaloz. Nuk e di ku e gjeti guximin, që dha dënimin me 400 mijë lekë, e krahasoi vajzën time me një lopë a një gërvishtje makine. Një gjyqtar i korruptuar. Mua fëmijë 25 vjeç më ka hyrë në dhe për shkak të gabimit të mjekëve”, u shpreh Enveri mes lotësh.
Vëllai i Dorianës, shton se ky gabim i mjekëve që i mori jetën motrës së tij, u trajtua sikur të ishte një gabim i thjeshtë administrativ.
“Vendimin do ta cilësoja tallës dhe fyes për familjen tonë. U dha një vendin sikur të ishte një gabim administrativ, dhe jo një gabim që i mori jetën një njeriu”, tha ai.
Për babain dhimbja është akoma edhe më e madhe, kur shton se ndërsa vajza e tij “është futur në dhe”, mjekët vazhdojnë akoma punën në spital.
“Kjo anestezistja vrasësja e ka marrë me dhunë vajzën e ka futur aty. E ka futur si bagëti aty. Plus kësaj, kjo mjeke duke shitur mend edhe kësaj dite në spital. Ma vdiq fëmijën, edhe shet mend në spital”, tha babai i Dorianës.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY