Partia Demokratike ka reaguar për lirimin parakohe nga burgu të nipit të Enver Hoxhës.
Deputeti Ervin Salianji nga selia blu ka deklaruar se lirimi i tij ka ardhur me urdhër të Edi Ramës.
Sipas tij, kjo është e papranueshme. Trafikanti i drogës i dënuar 4 vite më parë ka mbrojtje direkte nga kryeministri.
Deputeti thotë se nëse Rama merr në mbrojtje Ermal Hoxhën, në fakt ka marrë në mbrojtje nga drejtësia vëllain e tij, Olsi Rama, i cili është garanti kryesor i ndërtimit të fabrikës së kokainës në Xibrakë, 4 vite më parë.
Sipas deklaratës së tij, ulja e dënimit të Ermal Hoxhës ishte parapërgatitur që para 1 viti, kur bandës së trafikantëve u ul dënimi përfundimtar me më pak vite burg.
Partia Demokratike dënon këtë vendim. Ndaj opozita kërkon Vettingun e politikanëve për të mos lejuar bashkëqeverisjen me krimin./K.Balliu
Ervin Salianji, deklaratë në selinë e Partisë Demokratike.
Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur Mardi 18 septembre 2018
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/