Kërcënohet në zyrë drejtoresha e ‘Open Data’: Hiq të dhënat e kompanisë...

Kërcënohet në zyrë drejtoresha e ‘Open Data’: Hiq të dhënat e kompanisë menjëherë

150
0
Shares

Drejtoresha e  ‘Open Data Albania’, Aranitaj Brahaj kërcënohet në zyrë.

Lajmin e ka bërë vetë publik përmes një statusi në rrjetet sociale ku dhe tregon se çfarë ka ndodhur.

Sipas saj, një përfaqësues i një kompanie i ka bërë presion, për të hequr të dhënat nga dataseti, ose përndryshe siç shkruan ajo, ‘Kjo zyrë nuk do të ekzistojë më”.

Ndërkohë ajo çka e revolton atë është Prokuroria.

Sipas saj, Prokurorja e çështjes mendon që nëse të kërcënojnë për të të censuruar, vepra penale është “keq përdorim thirrjesh telefonike”.

Statusi i plotë: 

SJELLJA E PROKURORISË KUNDREJT KËRCËNIMEVE PËR CENSURË

Të vjen dikush në zyrë, të kërcënon që po nuk hoqe të dhënat transparente që lidhen me kompaninë e tij nga dataseti do të “kjo zyrë nuk do të ekszitojë”, thërret 129 dhe Shqiponjat për ta nxjerr nga zyra.

Lë punët dhe referon me shkrim pranë organit të akuzës, që dikush të bën presion dhe të kërcënon për censurë, heq të dhëna të adresës së zyrës nga web faqe, vendos kamera sigurie për situata të ngjashme, merr roje për një studio pune që s’ka pse ta ketë një të tillë, e kupton që shteti që mbahet me taksat tona ka shpenzuar kohën e punës së tre efektivave për shoqërimin e një “trimi që spyet për shtetin”, por ama Prokruorja e cështjes mendon që nëse të kërcënojnë për të të censuruar, vepra penale është “keq përdorim thirrjesh telefonike”.

Pra një klasifikim veprimi i gabuar, Pse e bën ajo këtë. Nuk mendoj që: se kemi prokuror aq të paaftë sa të ngatarroj “shqetsimet” me “kërcënimet”, subjektin “e cilësuar” me atë “të thjeshtë”. Gjykimi im: është situatë abuzive për të “favorizuar klientin”.
Ja pra kaq vlen puna ime apo e kujto tjetër, kur vjen fjala për prokurorucët e shtetin. Nuk është vetëm media që është e kontrolluar, të drejtën për transparencë na e “privatizon” prokurori duke favorizuar me klasifikim të gabuar të veprës penale dhe më shumë se dy herë.
A e ka kuptuar Vettingu këtë problemin me prokruor që klasifikojnë gabim veprën për të favorizuar me pushim të sigurt të cështjes? E kemi për detyrë tja shpjegojmë Vettingut edhe kur vjen fjala për prokuror të promovuar nga Marku e Xhafa.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY