Ish-i përndjekuri lidh veten me zinxhirë në Tiranë, i pakënaqur me dëmshpërblimin

Ish-i përndjekuri lidh veten me zinxhirë në Tiranë, i pakënaqur me dëmshpërblimin

87
0
Shares

Një ish-i përndjekur politik është lidhur me zinxhirë pranë zyrave të ATP-së në  Tiranë.

Mësohet se ai është lidhur për shkak se nuk ka marrë pagesat e dëmshpërblimit për vitet e burgut.

Bëhet fjalë për shtetasin Dush Martini. Është bërë e nevojshme ndërhyrja e policisë për ta liruar nga zinzhirët. Sipas BallkanWeb, ai ka kundërshtuar një vlerësim që shteti i ka bërë pronës së tij në Lezhë, ku për 52 dynim tokë është dëmshpërblye me 25 milionë lekë të vjetra.

Dëmshpërblimi për vitet e dënimit të shtetasit Dush Martini mbahet peng në Gjykatë, dhe sot pas 27-vitesh ai nuk ka mundur të marrë asnjë pagesë për dëmshpërblimin e viteve të burgimit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY