Mali i Zi konfirmon udhëtimin me jaht në Itali të ish-ministrit Saimir...

Mali i Zi konfirmon udhëtimin me jaht në Itali të ish-ministrit Saimir Tahiri

149
0
Shares

Autoritetet malazeze kanë sjellë në Shqipëri përgjigjen për informacionet e kërkuara nga prokurorët e Krime të Rënda në lidhje me lëvizjet e ish-ministrit Saimir Tahiri në Mal të Zi.

Përgjigjia e autoriteteve malazeze mësohet se ka mbërritur në ministrinë e Drejtësisë ku është në fazën e përkthimit për t’ju dërguar më pas prokurorëve të çështjes.

Organi i akuzës kishte kërkuar të dhëna për një udhëtim me jaht të kryer nga Saimir Tahiri nga Mali i Zi në drejtim të Italisë në verën e vitit 2017.

Sipas palës malazeze, jahti me të cilin ka udhëtuar ish ministri, është në pronësi të një shqiptari ndërsa në përgjigjen e mbërritur për prokurorët janë dhënë me detaje orari i nisjes, flamuri që mbante jahti, dhe emrat e personave që shoqëronin ish-ministrin e Brendshëm në këtë udhëtim që sipas prokurorëve dyshohet se ka të bëjë me aktivitetin e grupit të vëllezërve Habilaj të akuzuar për trafik droge.

Prokurorët e çështjes janë në pritje për të marrë shkresën e përkthyer në gjuhën shqipe ndërsa thonë se menjëherë do të thërrasin për sqarime të gjithë personat e përmendur në dokumentin e ardhur nga Mali i Zi.

Ndërkohë prokuroria është në pritje të të dhënave shtesë edhe nga Italia lidhur me lëvizjet që ish-ministri i Brendshëm ka kryer atje gjatë kohës që ishte në detyrë.

Brenda muajit tetor të këtij viti për shkak të përfundimit të afateve ligjore, prokuroria e krimeve të rënda pritet të dalë me një vendim në lidhje me çështjen e ish-ministrit, e cila u hap në tetor 2017 pas arrestimit në Itali të anëtarëve të grupit të vëllezërve Habilaj.

Përgjimet e prokurorisë së Katanias tregonin se Moisi Habilaj, i akuzuar si kreu i grupit fliste lirshëm me anëtarët e grupit në lidhje me ish-ministrin të cilin e përshkruante si kushëri të vetin.

Saimir Tahiri i cili po hetohet në gjendje të lirë, ka hedhur poshtë akuzat duke thënë se nuk ka asnjë dijeni në lidhje me bisedat e trafikantëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY