Dalin shifrat e frikshme, 683 mln dollarë ju morën shqiptarëve për vetëm...

Dalin shifrat e frikshme, 683 mln dollarë ju morën shqiptarëve për vetëm dy rrugë

117
0
Shares

Ndërtimi i veprave publike në Shqipëri është një histori e mbushur me tejkalime kostosh dhe fatura të fryra në kurriz të taksapaguesve.

Top Channel publikon bilancet e dy investimeve më të mëdha publike në infrastrukturë, Rrugës së Kombit dhe asaj Tiranë-Elbasan, sipas të dhënave zyrtare nga vetë Ministria e Infrastrukturës. Të dhënat tregojnë se në të dyja veprat, kostoja është tejkaluar frikshëm në raport me vlerat fillestare të kontratave, duke i marrë taksapaguesve shqiptarë qindra milionë dollarë shtesë.

Më konkretisht, autostrada Durrës-Kukës-Morinë, një segment 124.2 kilometër i gjatë, kishte si kosto fillestare në kontratë vlerën 819.7 milionë dollarë amerikanë. Por, fatura finale e rrugës rezultoi 66.3% më e lartë ose plot 1 miliardë e 363 milionë dollarë.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe me rrugën Tiranë-Elbasan, veprën e dytë publike më të madhe në vend. Fillimisht, tenderi për këtë aks u fitua nga kompania greke “Aktor”, me një vlerë totale 312.5 milionë dollarë. Por, deri më tani, fatura e rrugës ka arritur në rreth 450 milionë dollarë, ose 44% më shumë nga vlera e tenderuar.

Pra, vetëm për dy rrugët më të mëdha të vendit, fatura që kanë paguar qytetarët është fryrë me 682 milionë dollarë mbi kostot e kontratave. Kjo shifër është gati sa buxheti që Shqipëria i jep sistemit shëndetësor, jo për një, por për dy vite bashkë.

Fryrja e kostove nuk është fenomen vetëm i projekteve të mëdha. Në Shqipëri ajo ndodh rëndom edhe në kontratat më të vogla, ku qytetarët shqiptarë paguajnë qindra milionë dollarë shtesë për projektet dhe kontratat e hartuara keq, mungesën e mbikqyrjes si dhe korrupsionin e zyrtarëve./ Top Channel

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY