Një shqiptar nga Kosova është bërë hero i ditës në qytetin gjerman Vllingen, pasi ka mundur të kapë një hajdut.
Driton Berisha, një azilkërkues 37 vjeçar ishte duke ecur rrugës, së bashku me një mikeshë të tijën kur punonjësit e një dyqani po ndiqnin një grabitës për ta kapur. Në këtë moment 37 vjeçar ka ndërhyrë duke u përleshur me grabitshin i cili ishte i armatosur me një thikë.
Sipas gazetës “Sudkurier”, kosovari përleshet me grabitësin , ndërsa merr disa plagë në pjesën e këmbës. Pasi pikasi se grabitësi po tentonte ta vriste me thikë, 37-vjeçar nga Kosova ka qëlluar me grusht në fytyrë grabitësin i cili është shtrirë përtokë.
Pas mbërritjes së policisë, grabitësi u arrestua, ndërsa azilkërkuesi nga Kosova u dërgua në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/