Bie në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën 24-vjeçari nga Pogradeci

Bie në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën 24-vjeçari nga Pogradeci

120
0
Shares

Një 24-vjeçar nga Pogradeci ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Në spitalin e Librazhdit  është dërguar pa shenja jete shtetasI D.L., 24 vjeç, banues në Pogradec,  i cili ishte  punëtor i mirëmbajtjes së rrugës, ku  gjatë punës në fshatin Xhyre, Librazhd, dyshohet se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe si pasojë ka gjetur vdekjen.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, por paraprakisht dyshohet  se ngjarja është aksidentale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY