DETAJE & EMRA/Arrin në 4 numri të plagosurve në Laç, dy në...

DETAJE & EMRA/Arrin në 4 numri të plagosurve në Laç, dy në gjendje rëndë

173
0
Shares

Nga sherri dhe përdorimi i armëve në Laç, mësohet se ka arritur në 4 numri i të plagosurve.Nga të dhënat e para të Policisë, mësohet se plagosjet kanë ndodhur pas një sherri mes grupeve rivale, por ende nuk dihen motivet.

Policia ka prangosur autorin, ndërsa 4 të plagosurit, janë dërguar në Spitalin Qendror Universitar të Traumës në Tiranës. Ndër ata Gazmend dhe Islam Shaploci , dy prej të plagosurve janë jashtë rrezikut për jetën. Ndër dy të plagosurit e tjerë, Gegë Gegaj dhe Erlin Shaploci janë në gjendje të rëndë

Informacion paraprak i Policisë

Sot, rreth orës 17:02 është marrë njoftim tek Salla Operative, se në Sanxhak në Kurbin, ka ndodhur një plagosje me armë zjarri.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat policore që kanë konstatuar se Gegë Gegaj  ka plagosur me armë zjarri 3 shtetas, I. Sh., B. Sh. dhe G. Sh. të cilët ndodhen në spitalin e Traumës në Tiranë, nën kujdesin mjekësor.

Motivi dyshohet pas një konflikti të çastit ndërmjet tyre.

Gjithashtu, në spital për ndihmë mjekësore ndodhet edhe Gegë Gegaj, pasi gjatë konfliktit fizik ka pësuar lëndime, ku i është bërë edhe arrestimi.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit tip automatik.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, ndodhen në vendngjarje e po hetojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY