Panucci këmbëngul, gjykata pranon kërkesë padinë ndaj ish-presidentit

Panucci këmbëngul, gjykata pranon kërkesë padinë ndaj ish-presidentit

96
0
Shares

Panucci, trajneri i kombëtares vazhdon të këmbëngulë për të marrë dëmshpërblimin nga ish-presidenti Nishani.

Gjykata ktheu padinë e parë duke i kërkuar të plotësonte ato që mungonin në formulim. Padia e riformuluar e trajnerit të kombëtares tashmë është pranuar nga gjykata.

Padia e parë u kundërshtua nga gjykata se ishte e parregullt. Këtë herë, gjyqtarja Anila Karanxha e ka konstatuar të saktë padinë e Panuccit dhe i ka lënë 30 ditë kohë palës së paditur, ish-presidentit të Republikës, Bujar Nishanit që të përgatisë mbrojtjen si dhe të paraqesë provat e tij.

Më vonë do të caktohet dhe data e gjyqit.

Padia ndaj ish-presidentit Nishani, ka të bëjë me një reagim të Nishanit pas ndeshjes miqësore Kosovë-Shqipëri, ndeshje në të cilën Shqipëria u mund me rezultatin 3 me 0 ku e cilësoi trajnerin Panucci si një sharlatan që shkatërroi edhe atë që ishte ngritur.

Për këtë reagim të ish-presidentit të Republikës, trajneri i kombëtares kërkon 100 mijë euro në formë dëmshpërblimi për dëmin moral që i është shkaktuar figurës së tij në publik.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY