Falsifikuan dokumentat, pezullohen nga puna 16 mësues në Lushnjë, reagon Ministria e...

Falsifikuan dokumentat, pezullohen nga puna 16 mësues në Lushnjë, reagon Ministria e Arsimit

129
0
Shares

16 mësues të shkollës 9-vjeçare në Çerme e Siperme të Lushnjes u pezulluan nga puna në qytetin e Lushnjës.

Kërkesa për pezullimin e tyre kishte ardhur nga Prokuroria e cila i akuzon për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh.

Pas pezullimit të tyre, ka reaguar Ministria e  Arsimit e cila ka dhënë shpjegimet për ngjarjen.

Sqarimi i Ministrisë së Arsimit

Bazuar në kallëzimin e bërë gjatë viteve 2010-2013 se në shkollën 9-vjeçare Çermë e  Sipërme ka pasur regjistrime fiktive, Prokuroria e Lushnjës ka regjistruar procedimin penal për “Falsifikimin e dokumenteve shkollore”.

Prokuroria e Lushnjës ka filluar hetimet prej disa kohësh për këtë rast duke kërkuar sot nga gjykata pezullimin e 16 mësuesve.

Ky vendim është zbatuar menjëherë nga Zyra Arsimore Lushnje duke marrë masa të menjëhershme për zëvendësimin e këtyre mësuesve dhe mos pasur asnjë pengesë për mbarëvajtjen mësimore.

Ministria e Arsimit mbështet vijimin e hetimit nga organet ligj-zbatuese dhe siguron se për nxënësit e shkollës nuk do të ketë asnjë pengesë për të vijuar normalisht procesin mësimor.

Ftojmë prindërit, mësuesit dhe nxënësit të denoncojnë çdo shkelje apo parregullsi të konstatuar në sistemin tonë arsimor.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY