Çështja e Tahirit, Mali i Zi konfirmon udhëtimin me jaht drejt Italisë

Çështja e Tahirit, Mali i Zi konfirmon udhëtimin me jaht drejt Italisë

111
0
Shares

Prokuroria ka marrë një përgjigje nga autoritetet malazeze pas letërporosisë së dërguar për çështjen e Tahirit.

Ato i kanë konfirmuar prokurorisë shqiptare udhëtimin me jaht të ish-ministrit Tahiri nga vendi i tyre drejt Italisë, verën e vitit 2017.

Në dokument jepen të gjitha të dhënat e udhëtimit me jaht: Që nga pronësia ( që është e një shtetasi shqiptar)  nga orari i nisjes, flamuri që mbante jahti, dhe emrat e personave që shoqëronin ish-ministrin e Brendshëm.

Ndërkohë pas këtyre detajeve, prokuroria ka nisur fletëthirrje dhe për personat që shoqëronin Tahirin, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur.

Kujtojmë se Tahiri është akuzuar për trafik ndërkombëtar droge dhe po hetohet për lidhjet e tij me Habilajt.

Dy herët e fundit që ai është thirrur nga drejtësia, ka arritur të fitojë. Fillimisht ai i shpëtoi burgut, pasi Kuvendi nuk i dha autorizim prokurorisë. Herën e parë ai e bindi Apelin për Krime të Rënda t’i kthente pasaportën, e në përballjen e tyre ta lironte nga arresti i shtëpisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY