U vra para shtëpisë, familjarët e 5 vjeçares kërkojnë drejtësi: I kemi...

U vra para shtëpisë, familjarët e 5 vjeçares kërkojnë drejtësi: I kemi dërguar letër Arta Markut

109
0
Shares

Drejtësia ende nuk është vendosur për familjen Metohu. Aksidenti tragjik në derën e shtëpisë i mori jetën vajzës 5 vjeçare, ndërkohë që autori është lënë i lirë nga gjykata.

Bëhet fjalë për aksidentin e ndodhur në Kurjan të Roskovecit. Familjarët janë vrarë për së dyti, për shkak se drejtësia po vonon dhe autori nuk po kryen dënimin që meriton.

Sot familjarët kanë dalë në një protestë teksa shprehen të sigurt se janë manipuluar provat e aksidentit, dhe shkak ka qenë shpejtësia e lartë me të cilën lëvizte mjeti.

Lumturi Metohu, gjyshja e 5 vjeçares me foton e mbesës së saj në duar ka folur para kamerave duke hedhur akuza të forta për prokurorinë e Fierit. Ajo tregon se prokurori nuk i pret që t’iu japë sqarime lidhur me çështjen dhe se eksperiza nuk iu është bërë e ditur.

“ Kërkojmë prokurorin, e kemi takuar dhe i kemi kërkuar sqarime. Na e ka dhënë. Kërkuam ekspertizen rrugore se kemi dyshime. Nëse ka qenë vërtetë me 20 km në orë, atëherë i bie të dyshoj se e ka vrarë me qëllim.

Nuk kemi marrë sqarimet që duam. Avokati i ka kërkuar informacion dhe i është dhënë jo e saktë. Duam drejtësi. E vetëm drejtësi, i kemi dërguar letër kryeministrit e Arta Markut por s’kemi marrë përgjigje.

Vettingu jonë jane mediat. Sot është dita e parë e shkollës. Ndaj kam ardhur në shenjë protestë sot. Mos u lëndofshin fëmijët siç u lëndova unë”, shprehet gjyshja.

Sot, vogëlushja do të ishte në klasë të parë dhe do të provonte si gjithë bashkëmoshatarët e saj, ndjesinë dhe emocionet e ditës së parë të shkollës, por aksidenti i mori jetën dhe më tej moszbardhja e ngjarjes rëndon më shumë për familjen e saj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY