Arbitrazhi mer vendimin, Becchetti humb gjyqin ndaj shtetit shqiptar

Arbitrazhi mer vendimin, Becchetti humb gjyqin ndaj shtetit shqiptar

127
0
Shares

Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit në Paris ka vendosur që të dënojë përfundimisht kompaninë “Hidro s.r.l.” të biznesmenit Francesco Becchetti për çështjen që kishte kundër shtetit shqiptar për koncesionin e hidrocentralit të Kalivaçit.

Gjithashtu, Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit thotë në vendim se kjo kompani duhet t’i paguajë shtetit shqiptar një dëmshpërblim prej 7 milionë eurosh. Ky vendim është marrë më datën 7 shtator nga Gjykata dhe mbyll përfundimisht konfliktin e gjatë mes biznesmenit italian dhe shtetit shqiptar për koncesionin e Kalivaçit.

Kujtojmë se konflikti lindi në vitin 2014, kur kompania e zotëruar nga italiani paditi Shqipërinë e Gjykatën e Arbitrazhit duke kërkuar zgjidhjen e kontratës koncesionare për hidrocentralin e Kalivaçit. Në atë kohë, nisi edhe një hetim nga Prokuroria shqiptare për skemë mashtrimi ndaj biznesmenit dhe pati përplasje të forta në publik.

Becchetti kërkonte 137.3 milionë euro dëmshpërblim nga qeveria shqiptare, duke pretenduar se nuk ishte lejuar që të zbatonte kontratën për ndërtimin e hidrocentralit. Kujtojmë se Becchetti dhe firma e tij kishin fituar të drejtën e ndërtimit të hidrocentralit me fuqi 100 megavat në vitin 1998 dhe hidrocentrali nuk u ndërtua asnjëherë, pasi edhe qeveria shqiptare pati vendosur që ta prishte në mënyrë të njëanshme kontratën. Në muajin janar të këtij viti, Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit në Paris vendosi që ta rrëzonte padinë e biznesmenit italian Becchetti ndaj Shqipërisë, duke vendosur në favor të Shqipërisë. Ndërsa vendimi i marrë më 7 shtator sanksionon edhe dëmshpërblimin që duhet të paguajë “HIDRO s.r.l” ndaj shtetit shqiptar për moszbatimin e kontratës për ndërtimin e hidrocentralit të Kalivaçit.

HETIMI

Francesco Becchetti është në kërkim nga autoritetet shqiptare për një skemë të pastrimit të parave me disa kompani private në Shqipëri. Dosja hetimore është mbyllur që në vitin 2016, ndërsa biznesmeni italian u ndalua në Londër po atë vit. Me gjithë përpjekjet e autoriteteve shqiptare për ta ekstraduar, gjykatat britanike i kanë thënë jo ekstradimit, pas ankesave të Becchettit se akuzat ndaj tij janë montime politike. Italiani Francesko Becchetti akuzohet për skemën mashtruese me vlerë 38 milionë euro dhe evazion fiskal në masën 5 milionë eurove. Prokurorët shqiptarë kanë ngritur akuzë edhe për shtatë persona të tjerë. Becchetti akuzohet për veprat penale: falsifikim dokumentesh e kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, vjedhje duke shpërdoruar detyrën e kryer në bashkëpunim, krijimin e skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar dhe pastrim i produkteve të veprës penale. Përveç Becchetti-t, këto akuza rëndojnë edhe ndaj shtetasit tjetër italian, Mauro De Renzis dhe Liliana Condomiti. Mirëpo, procesi ndaj tyre ka mbetur në vend, pasi Britania refuzon ta ekstradojë biznesmenin italian./Panorama

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY