“U mundova t’i largoj por më vunë poshtë”/52-vjecari nga Fieri tregon tmerrin...

“U mundova t’i largoj por më vunë poshtë”/52-vjecari nga Fieri tregon tmerrin kur e sulmuan qentë

115
0
Shares

Qentë e rrugës kthehen ne shqetësim për qytetarët në Fier.

Në lagjen “Kastriot” të këtij qyteti, një 52-vjeçar po kalonte në rrugë për të shkuar në punë, kur në afërsi të stadiumit, është befasuar pasi katër qenë i janë vërsulur në mënyrë të menjëhershme. Ishte e vështirë, tregon i dëmtuari A.S, 52 vjeç, i cili ka përfunduar me disa kafshime.

“Edhe pse jam munduar t’i largoj, ndjeva dhëmbët e tyre në trupin tim, jam detyruar të bërtas duke kërkuar ndihmë. Kanë ardhur banorë të lagjës, në momentin kur qentë më kishin vënë poshtë. Jam gjallë falë tyre.”-tha 52 vjeçari.

Aktualisht 52-vjeçari i kafshuar nga qentë në pjesë të trupit, ndodhet i shtruar në spitalin Rajonal Fier, në repartin e kirurgjisë, nën kujdesin e mjekëve. Gjithashtu edhe një 73-vjeçare me inicialet O.P nga Mbrostari është kafshuar nga qentë në këmbë. Ajo ka marrë mjekimin në spital dhe është larguar./Report tv

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY