I dënuar për drogë dhe përfitues tenderash! Shumë zyrtarë po hetohen në...

I dënuar për drogë dhe përfitues tenderash! Shumë zyrtarë po hetohen në çështjen Bego

93
0
Shares

Prokuroria e Tiranës nisi hetimet mbi dyshimet se zyrtarë të shtetit kanë shpërdoruar detyrën kur kanë nxjerrë fitues në tendera një ish të dënuar droge, siç është Edmond Bego.

Pavarësisht ligjit të qartë, ish i dënuari besohet se ka përfituar nga fondet publike. Hetimet kanë nisur kryesisht menjëherë pasi Partia Demokratike denoncoi abuzimin me legjislacionin e prokurimit publik. Demokratët që e kthyen Begon si një kazus denoncues vunë në lëvizje akuzën me pretendimin e tyre se Edmond Begos i është dhënë tenderi i OST-së me vlerë 100 milionë lekë.

Organet shtetërore duhet të përjashtojnë çdo ofertues që ka qenë i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për çështje droge. Sipas këtij ligji, është detyra e Autoritetit Shtetëror Kontraktor që të marrë të dhëna nëse subjekti ofertues ka qenë i dënuar apo jo. Ky ligj është në fuqi që në vitin 2006.

Përveç kësaj shkeljeje, për të cilën prokurorët e kryeqytetit po mbledhin dokumentacion, nga ana tjetër edhe Prokuroria për Krimet e Rënda është vënë në lëvizje. Aty po rihetohen pasuritë e 48-vjeçarit, për të parë edhe një herë nëse ish-trafikanti që hapi vitet e fundit disa kompani, çfarë asetesh ka dhe a e justifikon krijimin e tyre.

Pas arrestimit në Greqi, Edmond Bego, një ish i dënuar nga drejtësia italiane me 21 vjet burgim, gjatë verës u kthye në qendër të vëmendjes. Autoritetet greke e liruan pasi nuk rezultonte i kërkuar, përderisa në atdhe i ishte konvertuar dënimi nga 21 në 4 vite burgim. Pas këtij telashi të mbyllur, megjithatë, Begos iu hap në Shqipëri një kapitull tjetër në të cilin duhet t’i vërtetojë prokurorisë se nga i burojnë pasuritë, një sfidë të cilën nuk është çudi ta fitojë si edhe herën e parë./tch

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY