Arrestohen dy adoleshentët që tmerruan Vlorën

Arrestohen dy adoleshentët që tmerruan Vlorën

106
0
Shares

Dy adoleshentë janë arrestuar, pasi janë kapur duke vjedhur një dyqan.

Burime nga policia e Vlorës thanë se, adoleshentët akuzohen edhe për të paktën 4 vjedhje banesash.Të arrestuarit janë dy adoleshentët me inicialet A. Z., dhe F. B.

Njoftimi i Policisë:

Kapen në flagrancë autorët e  vjedhjes së një dyqani.

Dy te arrestuarit  të dyshuar edhe për vjedhje të tjera.

Seksioni për Krimet pranë Komisaritatit të Policisë Vlorë, ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e shtetasve:

A.Z., 17 vjeç, banues në Vlorë.

F.B., 16 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i tyre u bë pasi më datë 15.09.2018, në lagjen ‘24 Maji’ këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur me thyerje dyqanin në pronësi të shtetasit A.K, në të cilin kanë  marrë kasën fiskale me disa para.

Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se këta shtetas dyshohet se janë autorë të 4 vjedhjeve të tjera regjistruar si më poshtë:

– Më datë 08.05.2018 – vjedhje banese,

– Më datë 27.06.2018 – vjedhje banese,

– Më datë 06.08.2018 – vjedhje dyqani,

– Më datë 09.08.2018 – vjedhje në rrugë.

Vjedhje për të cilat po punohet për dokumentimin e plotë të tyre.

Materialet u referuan në Prokurori për veprën penale ‘Vjedhja’ e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 134/2 dhe 25 të Kodit Penal

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY