Udhëtimi me ‘Air Albania’, Rama kopjoi Bashën por me destinacione të ndryshme

Udhëtimi me ‘Air Albania’, Rama kopjoi Bashën por me destinacione të ndryshme

140
0
Shares

Të premten në pistën e aeroportit të Rinasit u ul avioni i ‘Air Albania’, i pagëzuar me emrin ‘Lasgushi’. Në ceremoninë e zhvilluar, kryeministri Rama nuk e fshehu entuziazmin teksa tha se tashmë është një realitet kompania shqiptare e fluturimeve ajrore.

Një ditë më pas (të shtunën), Rama u shfaq sërish në Rinas teksa uroi udhëtim të mbarë pasagjerëve të parë të avionit ‘Lasgushi’, të cilët ishin maturantë dhe studentë të ekselencës. Avioni kishte si destinacion Stambollin.

Por duket se i gjithë organizimi është një kopje e asaj që Lulzim Basha zhvilloi në mes të dhjetorit të 2010-ës. Aso kohe, ishte marrë vendimi për heqjen e vizave për Shqipërinë dhe ishin studentët e ekselencës ata të cilët zhvilluan udhëtimin e parë pa viza.

 Ata u shoqëruan nga Lulzim Basha, i cili mbante postin e ministrit të Brendshëm, ndërsa pjesë e udhëtimit ishin edhe gazetar.

I vetmi ndryshim ishte destinacioni. Basha me studentët e ekselencës udhëtuan për në Bruksel ndërsa Rama i ‘dërgoi’ ata në Stamboll./Politiko.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY