Një shqiptar është ndaluar për një kontroll nga policia në Itali pasi po ecte me shpejtësi tej normave të lejuara. Pas ndalimit nga karabinierët në Torino ndërsa shqiptari 28 vjeç po drejtonte një Ford Focus Së, ata vërejtën nervozitet te ai.
Nga verifikimi paraprak rezultoi se makina i përkiste bashkëshortes së tij, e cila gjithashtu kishte në emër të saj edhe 208 automjete të tjera.
Më pas policia italiane nisur nga dyshimet nisi një kontroll të imët në automjet, ku zbuloi 54 kg marijuanë, të cilën e kishte fshehur në pjesë e bagazhit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/