Jepet masa e sigurisë për ‘5 të fortët’ e Niklës, pritet të...

Jepet masa e sigurisë për ‘5 të fortët’ e Niklës, pritet të lihen në burg

113
0
Shares

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë sot caktoi ditën e dhënies së masës së sigurisë për 5 të arrestuarit nga aksioni i bujshëm i Niklës. Mes forcave të shumta policore dhe në siguri të lartë, të arrestuarit po presin të marrin dënimin.

Kujtojmë se 5 të ndaluarit nga aksioni në Nikël , janë: Ylli Çangu, Valter Bami, Skënder Leza, Markelen Haka dhe Lutfi Haka të cilët u ndaluan nga policia, pasi në banesat e tyre janë gjetur disa armë dhe fishekë, si dhe një shifër e konsideruesjhme parash.

Ndërkohë në këto momente, seanca po vazhdon dhe mësohet se është dhënë masa e sigurisë për 2 nga të arrestuarit.

Momentalisht është dhënë masa e sigurisë “arrest me burg” për Ylli Çangun dhe Valter  Bamin.

Ndërkohë bëjmë me dije se prokuroria ka kërkuar arrest me burg për të 5 të arrestuarit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY