Dezertoi nga ushtria, vihet në pranga i riu

Dezertoi nga ushtria, vihet në pranga i riu

141
0
Shares

Një 31 vjecar me iniciale K.GJ., ishte shpallur në kërkim dhe u arrestua ditën e djeshme nga policia. Arsyeja e shpalljes së tij në kërkim ishte sepse kishte dezertuar ushtrinë.
Për këtë akuzë, Gjykate e Shkallës së Parë në Vlorë e dënoi të riun me 6 muaj burg në bazë të Kodit Penal Ushtarak.
Nisur nga ajo që parashikon Kodi, i riu nga Vlora ka marrë një dënim minimal pasi ai rrezikonte deri në 5 vjet heqje lirie.
Kodi Penal Ushtarak
SHMANGIA NGA SHERBIMI USHTARAK
Neni 33
Dezertimi Largimi nga reparti ose vendi i shërbimit, i ushtarëve dhe nënoficerëve, me qëllim shmangie përgjithmonë nga shërbimi ushtarak, si dhe mosparaqitja e tyre me të njëjtin qëllim në repartin ose vendin e shërbimit me rastin e emërimit, transferimit, kthimit nga misioni, nga spitali ose nga leja, dënohet me burgim deri në pesë vjet. Po kjo vepër e kryer në kohë lufte ose në gjendje të jashtëzakonshme dënohet me burgim nga pesë deri në pesëmbëdhjetë vjet dhe, kur ka sjellë pasoja të rënda, me burgim jo më pak se dhjetë vjet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY