Krijimi i ‘Air Albania’, deputeti tregon çfarë fshihet pas kompanisë së parë...

Krijimi i ‘Air Albania’, deputeti tregon çfarë fshihet pas kompanisë së parë ajrore

132
0
Shares

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka në një postim në rrjetet sociale ka reaguar në lidhje me fluturimin e parë të kompanisë ajrore “Air Albania”.

Paloka është shprehur se kjo nuk është hera e parë që Shqipëria ka një kompani ajrore shqiptare , pasi në të shkuarën ka pasur edhe raste të tjera.

Mbi të gjitha, deputeti thotë se kjo nuk mund të quhet as kompani shqiptare, sepse “Air Albania” është regjistruar si kompani turke dhe jo shqiptare.

Paloka thotë se kjo është afera korruptive e radhës, të cilës do ti dalë era shumë shpejt.

Postimi i plotë

Prej nje ore televizionet u bllokuan duke transmetuar lajmin se “PER HERE TE PARE” kemi nje kompani ajrore shqiptare dhe si per gjithshka qe behet per “here te pare” merita i takon liderit global.

Cdo shqiptar qe ka udhetuar e di mire se deri me sot ka patur , jo nje po disa kompani ajrore qe kane mbajtur ngjyrat e Shqiperise, duke filluar qe me Albanian Airlines ( 1991-2011).

Air Albania qe po i ben reklame Rama eshte e pesta ne kete rradhe dhe per me teper eshte e regjistruar si turke e jo shqiptare( avioni qe u ngrit nga Rinasi me emrin Lasgush eshte TK6888 i Turkish Airlines)
Po pse atehere gjithe kjo zhurme e buje?

Thjesht per te kenaqur egon e nje te semuri qe shpall se bota ka filluar te rrotullohet nga momenti qe ai u be kryeminister..?!

Ne fakt ka shume me teper se kaq. Si ne cdo rast kur ky kryeminister krijon zhurma artificiale per te terhequr vemendjen, dicka e piset fshihet. Air Albania nuk eshte gje tjeter vecse afera korruptive e rradhes se Rames , po dhe kesaj do ti dali era shume shpejte.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY