Basha thirrje shqiptarëve në Maqedoni: Votoni në referendumin e 30 shtatorit

Basha thirrje shqiptarëve në Maqedoni: Votoni në referendumin e 30 shtatorit

94
0
Shares

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi sot një vizitë në Maqedoni ku u takua me të gjithë lidershipin shqiptar. Zhvillimi i referendumit në 30 Shtator ishte temë qendrore e bisedimeve të Bashës dhe krerëve të partive shqiptare në Maqedoni.

Fillimisht ai u prit nga kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti. Shefi i opozitës shqiptare e vlerësoi si shumë të rëndësishme mbështetjen e shqiptarëve dhe të gjithë qytetarëve të Maqedonisë për të votuar në referendumin e 30 shtatorit ç’ka do t’i hapë rrugën anëtarësimit të Maqedonisë në NATO por edhe të garantimit të paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Ballkan.

Lulzim Basha: Unë jam këtu që në emër të Partisë Demokratike të mbështes dhe të përgëzoj nga zemra përpjekjet e palodhura të lidershipit shqiptar, të z Ali Ahmeti, të kolegëve të tij, krah për krah edhe forcave të tjera politike të Maqedonisë që me 30 shtator të shënohet një kapitull i rëndësishëm për Maqedoninë por edhe për mbarë rajonin duke hedhur hapin vendimtar drejt anëtarësimit të Maqedonisë në NATO.

Partia Demokratike ka një porosi apo një këshillë, një mesazh për të gjithë qytetarët e Maqedonisë e në veçanti për bashkëkombasit tanë shqiptarë, të dalin masivisht e të marrin pjesë masivisht të gjithë në referendumin e 30 shtatorit dhe të hedhin votën e tyre për Maqedoninë në NATO dhe për të ardhmen e sigurtë euroatlantike dhe europiane të Maqedonisë dhe mbarë rajonit.

Ali Ahmeti: Doja ta falenderoja nga zemra mikun tim Lulzim Bashën për këtë përkrahje kaq të sinqertë që po u jep jo vetëm shqiptarëve por të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë sepse 30 shtatori është paqja, stabiliteti, siguria, ardhmëria, marrëdhënia me fqinjët, janë në dobi të të gjithëve dhe nga paqja fitojmë të gjithë. Ky ishte mesazhi që dha kryetari i Partisë Demokratike i cili na entuziazmoi dhe besoj se suksesi nuk do të mungojë i dashur z Basha.

Me 30 shtator nuk është një referendum i thjeshtë. Me 30 shtator nuk votohet thjeshtë për një marrëveshje të arritur mes dy vendeve ku zgjidhet një problem gjysëm shekullor. Me 30 shtator votohet për ardhmërinë e vendit tonë. Në 30 shtator votohet për më shumë paqe, stabilitet dhe siguri dhe kjo arrihet duke qënë anëtar në NATO dhe në BE. Kjo do të thotë se 30 shtatori është ditë historike për ne. Ditë e papërsëritshme.

Të gjithë qytetarët duhet të jenë të vetëjdishëm se vendoset për faqet e tyre pavarësisht se kujt komuniteti dhe feje ata i takojnë. Ditë historike dhe asnjë nuk duhet të hezitojë por të dalin e të votojnë për të ardhmen e vendit tonë.

Gjatë vizitës në Maqedoni, Basha pati takime dhe me kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi, kryetarin e  Lëvizjes Besa, Bilal Kasami, kryetarin e Partisë Aleanca e Shqiptarëve,  Ziadin Sela, si dhe kryetarin e Komunës së Strugës, Ramiz Merko.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY