Akuza për mosdeklarimin e pasurisë, shpallet i pafajshëm ish-deputeti Peza

Akuza për mosdeklarimin e pasurisë, shpallet i pafajshëm ish-deputeti Peza

159
0
Shares

Gjykata e Tiranës ka vendosur të shpallë të pafajshëm ish-deputetin socialist Alfred Peza. Mbi Pezën rëndonin disa akuza, një prej të cilave ishte ajo e refuzimit të deklarimit të pasurisë.

Në maj të vitit 2017, socialisti u hetua në prokuroria pas hetimeve të nisura në lidhje me blerjen në emër të gruas së tij të disa aksioneve me vlerë 1 milionë euro në një bankë private në Tiranë.

Ndaj tij prokuroria ngriti tre akuza dhe e dërgoi dosjen në gjykatë, atë të ‘fshehjes të të ardhurave’, ‘Pastrim i produkteve penale’ dhe ‘Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje, ose deklarim i rremë i pasurisë’., por gjatë muajve të fundit, prokuroria qëndroi vetëm me akuzën e refuzimit të deklarimit të pasurisë. Por gjykata e Tiranës ka vendosur të lehtësojë Pezën dhe nga kjo akuzë duke e shpallur të pafajshëm. Alfred Peza është fotografuar dje teksa po hynte në ambientet e Gjykatës së Tiranës.

Alfred Peza është emëruar së fundmi si sekretar për Median në Partinë Socialiste, vendim ky që u mor në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të kësaj partie pak ditë më parë. Prokuroria vendosi të sekuestronte pasurinë e ish-deputetit Peza në mars të 2017-ës, për ta hequr atë pak muaj më vonë në korrik të vitit 2017.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY