Bllokohet 500 kg mish kontrandandë me mbishkrime greke, arrestohet korçari

Bllokohet 500 kg mish kontrandandë me mbishkrime greke, arrestohet korçari

118
0
Shares

AKU ka bllokuar 500 kg mish kontrabandë, në një dyqan që merrej me tregtimin e mishit.

Bllokimi u bë pasi produktet e mishit ishin në gjendje të ngrirë, me mbishkrime greke, sasi malli e cila dyshohet të jetë kontrabandë.

Policia ka arrestuar pronarin e subjektit, Nazar Dvorani, 57 vjeç banues në Korçë.

Ndërkohë që policia thekon se në datën 01.08.2018, ky subjekt tregtar është bllokuar nga ana e AKU-së, pasi gjatë kontrollit të ushtruar i është konstatuar një sasi prej 350 kg mish në gjendje të ngrirë, e cila ishte jashtë standardeve higjeno-sanitare.

Në vijim si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve të kryera në lidhje me këtë rast, rezulton se ky subjekt ka vijuar të ushtrojë aktivitetin e tij, duke tjetërsuar sasinë e mallit të konstatuar gjatë kontrollit të datës 01.08.2018 dhe duke e zëvendësuar atë me sasinë e mishit prej 500 kg të lartpërmendur, për të cilën nuk dispononte dokumentacionin përkatës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY