Skafi me 2 ton drogë në Itali, policia shqiptare sqaron se nga...

Skafi me 2 ton drogë në Itali, policia shqiptare sqaron se nga është nisur droga

119
0
Shares

Pas lajmit të publikuar nga mediat italiane të arrestimit të 2 shqiptarëve dhe sekuestrimit të 2 ton droge, që dyshohej se vinte nga Shqipëria, ka reaguar dhe Policia e shtetit.

Lidhur me lajmin e publikuar ne mediat italiane dhe me pas nga mediat shqiptare, Policia e Shtetit sqaron se:

Gomonia është sinjalizuar fillimisht nga Policia Kroate si e dyshuar në dalje nga ujërat e tyre territoriale.

Qendra Kombetare e Koordinimit (NCC) kroate dje rreth orës 22:30 ka njoftuar NCC italiane për një mjet të dyshimtë në dalje nga ujërat kroate.

Gomonia është pikasur nga Guardia di Finanza në zonën e Viestes në të njejtin drejtim të ujrave kroate.

Ne bordin e mjetit jane kapur 2 shtetas shqiptarë, A.L. 38 vjeç dhe A.A 36 vjeç, si dhe u sekuestrua rreth 1.700 kg kanabis.

Mjeti detar sipas hetimeve te deritanishme, nga policite e vendeve partnere, nuk eshte nisur nga brigjet shqiptare. Megjithate Policia e Shtetit po vijon shkembimin e informacionit me agjencite partnere per te hetuar mbi lidhjet e te ndaluarve si te perfshire ne kete veprimtari kriminale.

Policia e Shtetit, duke mbetur e hapur per çdo sqarim qe i sherben transparences ndaj publikut, fton mediat ta kontaktojne per konfirmim perpara se te publikojne lajmet qe lidhen me vendin tone dhe shtetasit shqiptar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY