I bënë atentat një të riu në Lezhë, arrestohen vëllezërit nga Shkodra...

I bënë atentat një të riu në Lezhë, arrestohen vëllezërit nga Shkodra në kërkim prej muajit maj

98
0
Shares

Policia e Lezhës ka bërë arrestimin e dy vëllezërve nga Shkodra të shpallur në kërkim për tentativë vrasje dhe armëmbajtje pa leje.
Sektori kunder krimeve të rënda vuri në pranga shtetasit  Mirsad  Suti(Dekovi), 28 vjeç dhe Avni Dekovi, 32 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqesor Lezhë me vendimet datë 14.07.2016,  ka caktuar ndaj tyre  masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasje me paramendim” e mbetur në tentativë  kryer në bashkëpunim’ dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
Policia thotë se “këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, me datë 23.05.2016 , kanë tentuar të vrasin me armë zjarri shtetasin F.Gjoka në qytetin e Lezhës, duke e lënë të plagosur”.
Gjatë hetimeve janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, dy copa predhe të armës së zjarrit pistoletë, një makinë tip “Seat”, me targë “AA 275 NG”, në pronësi të shtetasit Mirsad Suti, një armë zjarri kallashnikov, me nr. 14190042, dy krehra me fishekë model 56 dhe një motor “Honda”, pa targë.
Materialet procedurale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY