Krimi në Shqipëri, ish-oficeri: I madh e i vogël e dinë çka...

Krimi në Shqipëri, ish-oficeri: I madh e i vogël e dinë çka ngjarë, por reagim ligjor …hiç fare

117
0
Shares

Ngjarjet e fundit kriminale që kanë përfshirë vendin janë një shqetësim për sigurinë dhe qetësinë e kujtdo që jeton në Shqipëri.

Ndër ata që shpreh shqetësimin dhe reagimin e tij është dhe ish-Oficeri i Vlorës, Dritan Zagani. Ai nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka reaguar ndaj situatës së kriminalitetit në vend.

Zagani shkruan për një rast në qytetin e tij, ku policia arrestoi ‘një kriminel’ që helmoi tre qenë dhe nuk arreston bandat.

Në përfundim të statusit të tij Zagani shkruan nga ato pak informacione që ai ka, në vendlindjen e tij i madh e i vogel,përfshi dhe shtetin e dinë mire çfarë ka ngjarë…megjithatë reagim ligjore ska….hiç ….fare…!”

Postimi i plotë:

Po lexoj shtypin e “lire” te vendit tim (semundje qe nuk gjej dot sherim edhe pse larg vendit) dhe me beri pershtypje nje lajm interesant…!

Pra lexova qe nje “kriminel” nga vendlidja ime i cili kishte helmuar 3 qene rrugaç, na qenkesh arrestuar ne flagrance per krimin monstruoz ndaj kafsheve te pambrojtura…!

Deri ketu OK…se vertet nuk ka llogjike njerzore veprimi i ketije “krimineli” ordiner qe vret kafshet, por akoma spo arri te kuptoj pse nuk reagohet njesoj ndaj bandes qe arrin dhe zhduk pa lene gjurme qytetaret e ” mbrojtur” nga ligji, per kete si nuk po lexoj askund reagimin ligjore nga ana e shtetit…!

Thua te jemi bere kaq shume “europian” sa kafshet kane me shume rendesi se njeriu dhe jeta e tije…!

P.s…nga ato pak informacione qe kam, ne vendlindjen time i madh e i vogel,perfshi dhe shtetin e dine mire çfare ka ngjare…megjithate reagim ligjore ska….hiç ….fare…!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY