VIDEO+DETAJE/Aksion i policisë, kapet vlonjati me drogë dhe me arsenal armësh

VIDEO+DETAJE/Aksion i policisë, kapet vlonjati me drogë dhe me arsenal armësh

124
0
Shares

Një tjetër operacion i policisë është finalizuar ditën e djeshme, ku janë sekuestruar armë zjarri municion luftarak, tritol, kapsolla, granatë ofensive si dhe sasi lënde narkotike.

Në njoftimin e policisë, thuhet se

”Në zbatim të Planit Operacional për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore, të atyre që ushtrojnë veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, të armëmbajtjes pa leje, apo lëndëve shpërthyese, si dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me shërbimet policore të D.V.P. Vlorë, me mbështetjen e Delta Forcë dhe FNSH-së Fier kanë zhvilluar dhe finalizuar operacionin e koduar “Maskimi”.

Gjithashtu, në kuadër të operacionit u ushtrua kontroll në disa ambiente të dyshimta ku gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Gjergji Petani, në lagjen “15 Tetori”, Vlorë, konkretisht në magazinën në katin e parë të banesës, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale:

• Një pistoletë e llojit “Zastava” me një krehër me fishekë, si dhe 161 fishekë të tjerë
• 4 kallëpe tritol, si dhe pesë ndezësa detonatore për tritol
• Një granatë ofensive si dhe 47 fishekë 7.62 mm, mod 56, (të montuara bashkë në formën e eksplozivit)
• Si dhe rreth 2 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit :

– Gj. P, 51 vjeç, lindur dhe banues në lagjen “15 Tetori”, Vlorë.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga nenet 283 e 278 të Kodit Penal.

Vlorë Finalizohet operacioni policor i koduar "Maskimi"Operacioni nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Delta Forcë e FNSH-së Fier.Sekuestrohen armë zjarri, municion luftarak, tritol, kapsolla e grantë ofensive, si dhe një sasi lënde narkotike.Arrestohet në flagrancë poseduesi i tyreNë zbatim të Planit Operacional për kapjen e presonave me rrezikshmëri të lartë shoqërore, të atyre që ushtrojnë veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, të armëmbajtjes pa leje, apo lëndëve shpërthyese, si dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me shërbimet policore të D.V.P. Vlorë, me mbështetjen e Delta Forcë dhe FNSH-së Fier kanë zhvilluar dhe finalizuar operacionin e koduar "Maskimi".Në kuadër të operacionit u ushtrua kontroll në disa ambiente të dyshimta ku gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Gj.Pi, në lagjen “15 Tetori”, Vlorë, konkretisht në magazinën në katin e parë të banesës, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale:• Një pistoletë e llojit “Zastava” me një krehër me fishekë, si dhe 161 fishekë të tjerë• 4 kallëpe tritol, si dhe pesë ndezësa detonatore për tritol• Një granatë ofensive si dhe 47 fishekë 7.62 mm, mod 56, (të montuara bashkë në formën e eksplozivit)• Si dhe rreth 2 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa.Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit : – Gj. P, 51 vjeç, lindur dhe banues në lagjen “15 Tetori”, Vlorë.Materialet në ngarkim të këtij shtetasi do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit", parashikuar nga nenet 283 e 278 të Kodit Penal.

Publiée par Policia e Shtetit sur Samedi 15 septembre 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY