FOTO/Tarifat në Rrugën e Kombit, ditën e hënë deputeti paralajmëron protesta në...

FOTO/Tarifat në Rrugën e Kombit, ditën e hënë deputeti paralajmëron protesta në Kukës

143
0
Shares

Disa ditë më parë Kryetari i Këshillit Bashkiak në Kukës, Gjelbrim Shehu me anë të një prononcimi për mediat u shpreh se shuma prej 100 lekësh për banorët e Kukësit është e pranueshme dhe e përballueshme për të gjithë dhe deklaroi çështjen e tarifës për Rrugën e Kombit si një çështje të mbyllur.

Por për banorët e kësaj zone, kjo nuk konsiderohet si një çështje e mbyllur. Të hënën, banorët e Kukësit dhe jo vetëm nuk do të qëndrojnë të heshtur para kësaj takse të vendosur nga ana e qeverisë në rrugën e Kombit.

Në rrjetin social Facebook qarkullojnë njoftime ku paralajmërohet se do të ngrihen dhe do të protestojnë.

Ka qënë postimi i deputetit të PD, Agron Shehaj, që konfirmoi zërat për një protestë të mundshme. Në një postim në rrjetet sociale, Shehaj pohon se banorët do të ngrihen dhe ai gjithashtu do të jetë aty në mbështetje të banorëve.

Të hënën, në orën 11.00, banorët e Kukësit do të ngrihen përsëri kundër taksës së Rrugës se Kombit, një vjedhje e turpshme e oligarkëve dhe qeverisë së korruptuar.

Unë dhe aktivistë të tjerë do t’i bashkohemi protestës në mbështetje të banorëve, kundër pushtetit grabitqar.

Ju bëj thirrje të gjithëve, nga e gjithë Shqipëria, t’i bashkohemi protestës dhe t’ju japim një mesazh të qartë pushtetarëve të korruptuar që shqiptarët nuk durojnë dot më!” shkruan Shehaj.

Kujtojmë se çdo përdorues i kësaj rruge që nuk është banor i Qarkut Kukës do të paguajë nga 5 euro ose 660 lekë për çdo kalim. Ndërsa, banorët  në Qarkun e Kukësit, do të paguajnë 100 lekë për çdo kalim./K.Balliu

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY