VIDEO/Fluturimi i parë i ‘Air Albania’ me avionin ‘Lasgushi’, kush janë pasagjerët...

VIDEO/Fluturimi i parë i ‘Air Albania’ me avionin ‘Lasgushi’, kush janë pasagjerët e parë

156
0
Shares

Avioni ‘Lasgushi’ është avioni i parë i kompanisë shqiptare të fluturimit, Air Albania.

Ndërkohë, në këto momente pritet të nisë fluturimi i parë simbolik drejt Stambollit. Kryeministri Rama ka zgjedhur të testojë avionin me studentët ekselentë dhe jo me pasagjerë të tjerë.

Pasagjerët janë 20 studentët ekselentë, më të mirë të Shqipërisë, të cilët do të shkojnë dhe do të rikthehen shumë shpejt.

Aryseja se pse na shkoi mendja tek ju, thotë kryeministri, është sepse jeni fytyra e ndritur e gjeneratës tjetër dhe meritoni që të keni të gjithë vëmendjen dhe gjithë respektin, dhe njëkohësisht edhe një dhuratë simbolike për gjithçka keni bërë dhe gjithçka.

”Do thoni ju që atë që e bëni e veten për veten tuaj, kjo as nuk diskutohet që e bëni për veten, për prindërit por forca e shembullit tuaj është një kontribut i jashtëzakonshëm për shoqërinë tonë’‘ është shprehur ai para studentëve më të mirë.

U ka uruar dhe udhëtim të mbarë, teksa nuk dihet ende nëse avioni është i sigurt më parë, ku dhe mund të vihet në rrezik jeta e tyre.

Marrëveshja trepalëshe është miratuar nga qeveria shqiptare më 11 shtator dhe u botua në Fletoren Zyrtare të mërkurën.

Marrëveshja thotë se Air Albania do të jetë nën pronësi të Turkish Airlines, 49%, kompanisë shtetërore të kontrollit ajror Albcontroll 10% dhe të kompanisë së themeluar në Vlorë MDN Investment në masën 41%.

Kompania, sipas vendimit, do të ketë një kapital themeltar prej 100 mijë lekësh (rreth 800 euro), ndërsa të tre partnerët angazhohen të financojnë shoqërinë brenda pesë ditësh nga themelimi në masën 200 mijë USD.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/550192315401309/?notif_id=1536857494181279&notif_t=live_video

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY