Ulet në Rinas avioni i parë i ”Air Albania”, Rama flet në...

Ulet në Rinas avioni i parë i ”Air Albania”, Rama flet në ceremoninë e inagurimit

185
0
Shares

Avioni i parë i “Air Albania”, kompania e parë ajrore shqiptare, u ul pasditen e sotme në aeroportin e Rinasit, Airbus 319, që si stemë ka flamurin shqiptar.

Në këtë ceremoni merr pjesë dhe kryeministri Rama, i cili është një nga promotorët më të mëdhenj të kësaj linje të re ajrore.

Fluturimet e para do të jenë drejt Stambollit, ndërsa “Air Albania” do të ketë destinacione të tjera në qytetet kryesore europiane si Roma, Londra apo Milano.

Në qershor të këtij viti, qeveria nisi procedurat për krijimin e shoqërisë “Air Albania”. Tre ortakët e saj janë “Albcontrol” me 10%, që përfaqëson palën shqiptare, dhe dy subjekte të tjera, “Turkish Airlines” dhe “MDN Investment”, përkatësisht me 49 dhe 41%. Sipas qeverisë, krijimi i kompanisë “Air Albania” do të ofronte më shumë mundësi për fluturime “low cost” nga Shqipëria.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY