Vettingu i Policisë së Shteti shqiptar akoma pa rezultat

Vettingu i Policisë së Shteti shqiptar akoma pa rezultat

163
0
Shares

Procesi i Vettingut në radhët e policisë, duket se është futur në kalendat greke. Në më pak se katër muaj, procesi i cili u inicua për të pastruar uniformat blu nga efektivët e lidhur me krimin, është shtyrë 3 herë. Aktualisht mungojnë zyrat dhe nuk janë përcaktuar pagat e 30 anëtarëve të komisionit që do të kalojnë në filter rreth 11 mijë policë.

Java e para e shtatorit ishte përcaktuar si fillesa e procesit të Vettinug-ut në radhët e policisë. Edhe pse ka kaluar pothuajse gjysma e këtij muaji ende nuk ka një datë përfundimtare se kur do të fillojë. Afati përmbyllës i dorëzimit të formularëve të vetëdeklarimit nga ana e punonjësve të policisë ishte 7 maji, ndërsa fillimisht u njoftua se Vettingu do të fillonte në mes të qershorit. Duket se këto shtyrje të njëpasnjëshme, do të vijojnë përsëri.

Burime nga Ministria e Brendshme pohojnë për ABC News se, ende nuk kanë përfunduar zyrat se ku do të kryehet procesi i Vettingut. Deri tani vendi është përcaktuar brenda Akademisë së Policisë në Sauk por jo godina.

Një tjetër problem që do të kërkojë më shumë kohë për të kryer procesin e Vettingut është se, nuk janë përcaktuar pagat dhe trajtimet që do të marrin 30 anëtarët, të cilët do të bëjnë skanimin e efektivëve të policisë. Për pagat e tyre, duhet një Vendim i Këshillit të Ministrave, i cili ende nuk publikuar në Fletoren Zyrtare.

Procesi i Vettingut në Polici u shty afërisht me 4 muaj. Fillimisht pengesë për këtë shtyerje u bënë zgjedhja me vonesë e 5 përfaqësues nga bota akademike e Universiteti i Tiranës.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, pritet të kalojë i pari në sitën e Vettingut, ndërsa pas tij do të kalojnë në filtra edhe 12 drejtorët e policive vendore.

Në fazën e parë do të dalin 250 efektivë më gradë drejtuese, ndërsa kontrolli i tyre ka filluar, duke kërkuar informacion nga Drejtoria e Tatimetve, Hipotekat, si edhe bankat e nivelit të dytë. Gjithashtu, efektivët duhet t’i përgjigjen edhe pyetjeve nëse kanë qenë bashkëpunëtorë apo anëtarë të ish-Sigurimit të Shtetit dhe nëse janë përdorues të lëndëve narkotike. Rreth 230 efektivë janë larguar nga strukturat e policisë së shtetit, 15 prej tyre kishin gradë drejtuese.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY