Sherr në studio e News 24, nuse dhe vjehrra përfshihen para kameras

Sherr në studio e News 24, nuse dhe vjehrra përfshihen para kameras

376
0
Shares

Emisioni me “Me zemër të hapur” në ‘News24’ ka vijuar sot përballjen e dytë mes ish-vjehrrës Natasha me ish-nusen e djalit të saj, Eglantina. Gruaja nga Saranda pretendon se nipi i saj, i cili tashmë është nën kujdestarinë e nënës së tij, dhunohet nga babai i Eglantinës. Natasha ka akuzuar ish-nusen e saj se dokumenti i paraqitur për vlerësimin e fëmijës nga psikologu, është i falsifikuar.

Kaq ka mjaftuar që situata të tensionohej mes tyre në emision, kur ish-vjehrra Natasha, shpërtheu në akuza të ashpra duke e akuzuar se ka falsifikuar dokumentin, ndërsa nuk nguron që të ngrihet në këmbë në mes të emisionit. Kjo situatë detyroi drejtuesen e emisionit Evis Ahmeti që të ndërpriste emisionin, pasi gjyshja dhe babai nisën të nxjerrin video të fëmijës nga telefoni i vet. Ndërkohë, pjesë e emisionit ‘Me zemër të hapur’ u bë edhe edukatorja e Argentinit që ai kishte pasur në Sarandë, gjatë kohës që jetonte me babain. Ajo tha se fëmija në 10 ditëshin e dytë të muajit shkurt shfaqi sjellje jo të hijshme dhe shqetësonte fëmijët e tjerë. Ajo tha se me nënën e fëmijës, Eglantinën nuk ka pasur asnjë lidhje shoqërore, por marrëdhënie edukatore-prind.

“Në 10 ditëshin e dytë të muajit shkurt shfaqi sjellje jo të hijshme, shqetësonte shokët nuk i binte rregullave. Kërkova një komision që të dija si të punoja me fëmijën, në periudhën që fëmija ishte në kopësht, fëmija ishte me gjyshen. Më pas e mori nëna. Me Eglantinën nuk kam asnjë lidhje, vetëm marrëdhënie, prind edukatore. Unë e kam ndjerë si nënë, e kam lejuar djalin të komunikojë si nënë, edhe pse nga gjyshja e babai më thuhej mos ta lejoj”, tha edukatorja e kopshtit në Sarandë, Valbona Mehmeti.

Pasi dëgjoi një lumë akuzash në drejtim të tij dhe të vajzës, se ai dhunonte dhe keqtrajtonte nipin, Enveri nga Kuçova, babai i Eglantinës që u bë protagoniste e emisionit ‘Me zemër të hapur’ ka përfunduar në spital.

Nga studio e ‘Neës24’ Eglantina, një personazh i njohur për sherret e saj live me ish-vjehrrën Natasha për kujdestarinë e djalit. Ditën e sotme në studion e emisionit u publikua një foto ku shihet se babai i Eglës merr ndihmë mjekësore në spital.

Teksa i kërkonte falje për të gjithë këtë histori sipas saj stisjesh nga ish-vjehrra, Egla tregon se babai i saj është më mirë tani.

“Kjo është dalja ime publike, po e bëj për respektin tuaj. Do përballem me këtë zonjë kur drejtësia të vendosi. Nuk do zgjatem shumë. Babai im sot është më mirë, por pasi dëgjoj gjithë ato akuza të pavërteta, u ndje shumë keq dhe përfundoi në spital”, rrëfeu Egla.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY